Rreth Seminarit
SFPE Albania në bashkëpunim me Universiteti Barleti organizuan në 30 Janar 2026, seminarin “Means of Egress in Complex Buildings: Design Criteria and Safety Assessment”, me lektor Dr. Ing. Andrea Bartolini, ekspert ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë së sigurisë nga zjarri.
Means of Egress in Complex Buildings: Design Criteria and Safety Assessment.
Gjatë seminarit u trajtuan temat kryesore që lidhen me projektimin dhe vlerësimin e rrugeve te evakuimit në ndërtesa komplekse, përfshirë:
• Parimet bazë të projektimit të daljeve të evakuimit,
• Ngarkesën e përdoruesve, lëvizjen dhe karakteristikat e fluksit,
• Kapacitetin e daljeve, distancat e lëvizjes dhe shpërndarjen e daljeve,
• Strategjitë e avancuara të evakuimit dhe vlerësimin e bazuar në performancë,
• Raste studimore nga objekte civile dhe industriale me rrezik të lartë.
Workshop-i u bazua në mbi 20 vite përvojë profesionale të Dr. Bartolini në inxhinierinë e sigurisë nga zjarri dhe lidhi kërkesat rregullatore me gjykimin inxhinierik dhe aplikimet reale në projekte të shkallës së madhe.
Ky aktivitet kontribuoi në rritjen e njohurive profesionale dhe në forcimin e praktikave të projektimit të sigurisë nga zjarri në ndërtesa komplekse.

