Rreth Seminarit

SFPE Albania & Universiteti Barleti në bashkëpunim me SFPE Qipro organizuan në 21 Mars 2024, seminarin “Building Design and Fire Safety”.

SFPE Albania & Universiteti Barleti | March 21, 2024

Building Design and Fire Safety

Ky seminar njëditor ofroi një panoramë të mbrojtjes ndaj zjarrit dhe sigurisë për të gjitha llojet e ndërtesave bazuar në standardin britanik BS 9999-2017” Fire safety in the design, management and use of buildings – Code of practice” duke përcaktuar problemin, trajtimin ndaj zjarrit projektimi i sigurisë nëpërmjet përdorimit të një qasjeje të strukturuar ndaj projektit të bazuar në riskun, ku projektuesit mund të marrin parasysh faktorë të ndryshëm fizikë dhe njerëzorë.

Folësi i seminarit ishte Armen Ayvazian CEng MiFireE PMSFPE. Përvoja e tij lokale (Qipro) dhe ndërkombëtare është në sektorët e ndërtimit, ndërtesat komplekse dhe ato të larta, Industriale, aviacion, tregtare si dhe sektorët e naftës, gazit dhe petrokimikë. Armen është përgjegjës për menaxhimin e biznesit FEC International nga Qipro që mbulon Qipron, Lindjen e Mesme, Lindjen e Largët, Evropën Lindore, Afrikën dhe CIS.