RRETH NESH
SFPE Albania është një degë (kapitull) e Shoqatës së Inxhinierëve të Mbrojtjes nga Zjarri (SFPE) me qendër në Gaithersburg (SHBA). SFPE është shoqata kryesore profesionale në botë e inxhinierëve të mbrojtjes nga zjarri. Ajo ka organizata të ndryshme të vendit, të ashtuquajturat kapituj, të shpërndara në të gjithë botën.
Aktivitetet e SFPE Albania përfshijnë organizimin e konferencave dhe tryezave të rrumbullakëta për çështjet e mbrojtjes nga zjarri, mbajtjen e kurseve të specializimit në teknologjitë e avancuara të kontrollit të rrezikut nga zjarri, pjesëmarrjen në shumë aktivitete publike, lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen nga zjarri.
Nikolin Risilia anëtar prej disa vitesh i SFPE qendrore dhe pjesëmarrës i komiteteve të rritjes profesionale, së bashku në anetarët e grupit nismëtar Artan Dersha, Fatjona Sako, Artur Dado dhe Redman Toska vendosën të nisin aktivitetin në territorin e Shqipërisë për degën e SFPE Albania.
Pas miratimit nga gjykata e Tiranës së SFPE Albania me datë 23.07.2023 u vendos mbajtja e mbledhjes nismëtare të degës sonë me datë 25.10.2023 që bëri të mundur nisjen e aktivitetit në vendin tonë.
DREJTORI EKZEKUTIV
“Përfaqëson si Drejtor Ekzekutiv i SIMZ – SFPE Albania në territorin e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet me të gjitha subjekte juridike shtetërore apo publike, organizatat jo qeveritare dhe çdo subjekt tjetër që ndajnë interesa të përbashkëta në aktivitetin e tyre. Raporton dhe mban marrëdhëniet me organizatën mëmë, SFPE dhe SFPE Europë për të gjitha marrëdheniet adminstrative dhe organizative.”
BORDI DREJTUES
“Përfaqëson si Anëtar Bordi i SIMZ – SFPE Albania në territorin e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet me veprimet administrative dhe logjistike me anëtarët dhe aktivitetin e përditshëm të shoqatës.”
“Përfaqëson si anëtar bordi I SIMZ – SFPE Albania në territorin e Republikës së Shqipërisë në marrëdheniet me të gjitha subjekte juridike shtetërore apo publike, organizatat jo qeveritare dhe çdo subjekt tjetër që ndajnë interesa të përbashkëta në aktivitetin e tyre.”
“Përfaqëson si anëtar bordi I SIMZ – SFPE Albania në territorin e Republikës së Shqipërisë në marrëdheniet me të gjitha subjekte juridike shtetërore apo publike, organizatat jo qeveritare dhe çdo subjekt tjetër që ndajnë interesa të përbashkëta në aktivitetin e tyre.”
“Përfaqëson si anëtar bordi i SIMZ – SFPE Albania në territorin e Republikës së Shqipërisë, në marrëdheniet me veprimet administrative dhe logjistike, me anëtarët dhe aktivitetin e përditshëm të shoqatës.”
SEKRETARJA
“Përfaqëson si Sekretare e Përgjithshme e SIMZ – SFPE Albania në territorin e Republikës së Shqipërisë, në marrëdheniet me veprimet administrative dhe logjistike, me anëtarët dhe aktivitetin e përditshëm të shoqates. Është përgjegjëse për mbajtjen e proçesverbalit të mbledhjeve të K.E. dhe të Mbledhjes së Përgjithshme, të korrespondencës dhe regjistrit të anëtarëve.”